Kosova
Petkoviç ANKOHET te emisari gjerman, ja çfarë i thotë për Kurtin
Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel.
Në kuadër të kësaj vizite, ai ka takuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic.
Sipas njoftimit për media nga kjo zyrë, thuhet se temë e diskutimit ka qenë edhe Kosova.
Petkoviç ka thene se qeveria e Albin Kurtit po ushtron “dhunë fizike dhe institucionale” ndaj serbëve “duke e bërë jetën në Kosovë të papërballueshme për ta”.
Ai tha se “kjo po çon në eksod të serbëve” nga Kosova, ndërsa përmendi edhe çështjen e dinarit të cilën e konsideroi si një prej çështjeve që po kontribuon në këtë drejtim.
“Të gjitha këto po çojnë në një katastrofë humanitare për një komb në zemër të Evropës, para syve të komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk po tenton ta parandalojë këtë katastrofë përmes veprimeve konkrete” – tha Petkoviç
Sipas komunikatës, dyshja ka biseduar edhe për çështjen e referendumit në veri për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave veriore.
Petkovic këtë votim e quajti “farsë” dhe theksoi se procesi “tregoi qartë se Kurti kishte për qëllim ushtrimin e pushtetit në katër komunat” veriore.
Veç këtyre temave, në takim thuhet se u fol edhe për çështjen e mosthemelimit të Asociacionit, për çka Petkovic tha se po krijon probleme të reja.