Connect with us

Kosova

Petkoviç: Kurti po përpiqet të maskojë krizën serioze në Prishtinë duke arrestuar serbë

Drejtori i Zyrës për Kosovën ne kuvendin e Serbise, Petar Petkoviq, duke folur lidhur me arrestimin e ndihmësit të tij Igor Popoviç, deklaroi se Albin Kurti, duke arrestuar serbët, po përpiqet të maskojë boshllëkun institucional dhe krizën serioze që ekziston në Prishtinë.

“Ata ne Prishtine janë në një krizë serioze. Duke sulmuar serbët, duke mbyllur institucionet serbe dhe duke bërë arrestime, ata po përpiqen të maskojnë gjithçka që po ndodh në Prishtinë dhe ta zhvendosin fokusin te serbët dhe populli serb” – deklaroi Petkovic

Ai gjithashtu theksoi se është e pabesueshme që Albin Kurti nisi fushatën për zgjedhjet lokale me vendime anti-serbe, përfshirë ndërtimin e urave në lumin Ibër dhe arrestimin e Popović-it.

Kur u pyet për faktin se askush nuk e përmend më Asociacionin e Komunave Serbe, Petković tha se vetëm Beogradi po merret me këtë ceshtje.

“Mesazhi im për serbët është të jenë të duruar, të jenë të qetë, sepse ky terror nuk mund të zgjasë përgjithmonë” – beri propagande Petković.

Advertisement