Kosova
Petkoviç – Kurtit: Mos e mendo t’i heqësh me dhunë
Teksa janë bërë 11 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, Petar Petkoviç reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti duke thënë se çdo veprim do të nxiste përshkallëzimin. Petkoviç shkroi se tentativat për heqje të barrikadave do të konsideroheshi si përgjigje ndaj dhunës.
“Do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantic, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës e Metohisë që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe.
Në përditësim…
Barrikadat në Veri: Kurti: KFOR ka kërkuar edhe pak kohë
Kryeministri i Kosovës tha se Beogradi po synon të destabilizojë Kosovën, por do të dështojë. Albin Kurti u shpreh se nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë gjatë, por ka theksuar se për këtë janë në koordinim me KFOR-in, të cilët kanë kërkuar kohë për ti hequr. Lidhur me kërkesën e Serbisë për të kthyer disa trupa të ushtrisë në Kosovë, shefi i ekzekutivit tha se “edhe ata e kuptojnë shumë mirë se nuk kanë ku të vinë në Kosovë ata ushtarë të gjorë serbë”. Kurti tha se ministri i Brendshëm është çdo ditë në Mitrovicë dhe në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në lidhje me protestën e një grupi serb në pikën kufitare të Jarinjës, kryeministri tha: Nuk bëhet fjalë për protestë civile, por për protestë nga njerëz të armatosur të cilët dëshirojnë që Kosova të kthehet në vitin 1999. Ata dëshirojnë që Serbia të jetë Rusi dhe në të njëjtën kohë synojnë që të destabilizojnë Kosovën, por do të dështojnë gjithmonë.