Rajon
Petkoviç pas takimit në Bruksel: Sjelljet e Bislimit ishin skandaloze
Kryenegociatori serb, Petar Petkovic, është deklaruar për mediat pasi ka dalë nga takimi në Bruksel me kryenegocatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai ka thënë se sjelljet e ketij te fundit kanë qenë skandaloze dhe se situata rreth dialogut është e vështirë.
“Ne ishim përgatitur për takimin, me ekspertë dhe propozime. Bislimi erdhi vetëm dhe kur duhej të diskutonte për çështje të rëndësishme, si formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, çështjet e të pagjeturve, liria e lëvizjes, çështjet që kanë të bëjnë me jetën, dhunën institucionale të Kurtit dhe nuk deshi të japë përgjigje konkrete por u përpoq t’i jepte kuptim rrjedhës së bisedës me ndërhyrje të ndryshme”, ka thënë Petkovic.