Connect with us

Rajon

Petkoviç pretendon se opozita në Serbi ka marrëveshje me Albin Kurtin

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka akuzuar partitë opozitare serbe se kanë lidhur një “aleancë të heshtur” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Indikacion për këtë, sipas Petkoviç, janë akuzat që ka bërë kryetari i partisë ultra-nacionaliste, Dveri, Boshko Obradoviç, ndaj Qeverisë së Serbisë për pamundësinë e organizimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe jo ndaj kryeministrit Kurti, i cili, siç tha, ka pretenduar ai, “ka pushtuar komunat me shumicë serbe në Kosovë”.

“Është e qartë se ka një lloj ‘aleance të heshtur’ midis Kurtit dhe një pjese të opozitës serbe, sepse Dragan Gjilas e vlerëson Kurtin si intelektual të madh ndërsa Kurti e cilëson Vuçiç-in si kundërshtarin kryesor” – ka pretenduar Petkovic, duke shtuar – “Është e qartë se Obradoviç, duke amnistuar Kurtin, në fakt pajtohet me kushtet e tij për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Kurti kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për organizimin e zgjedhjeve”

Petkoviç ka theksuar gjithashtu se parandalimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë nga ana e Kurtit është, ndër të tjera, një akt mbështetjeje për kundërshtarët e kursit aktual politik të Serbisë.

Advertisement