Kosova
Petkoviç sjell vezë në Kosovë
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se pjesa politike e konkluzioneve të arritura në bisedën me serbët nga Kosova do të zyrtarizohet në seancën e ardhshme të Qeverisë së Serbisë dhe do të bëhet obligative për serbët, ekipin negociator dhe të gjitha organet e tyre shtetërore.
Ai pretendoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “nuk është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve, por se po bën gjithçka për të dëbuar serbët nga Kosova”.
“Nëse ai nuk dëshiron marrëveshje në tavolinë, atëherë si ai do të dëshirojë formimin e Asociacionit, e cila paraqet thelbin e dialogut dhe pa të cilën nuk ka normalizim të marrëdhënieve”, ka theksuar Petkoviq.
Ai shtoi se ka dërguar njoftim se dëshiron t’i kalojë Pashkët në Manastirin e Deçanit, bashkë me vezët e kuqe të pashkëve, dhe se ende është në pritje të konfirmimit nga institucionet e Kosovës.