Connect with us

Aktualitet

Petrit Ruka,merr titullin “Honoris Causa”nga Universiteti Europian i Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës, në vitin e 15-të akademik, di akordoi titullin 15-të “Honoris Causa” . Petrit Ruka me motivacionin:
Për krijimtarinë e përhapur, gati në të gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë dhe kinematografisë, gjeneratat e ndryshme, të cilat përqasen me identitetin e tyre, si edhe me vizionin e së ardhmes, që nga ana e vet projektohen në botëkuptimin e krijuesit, të fjalës dhe të imazhit;
Për përmasat krijuese dhe intelektuale, që shtrihen në një diapazon të gjerë, me prirje dhe kahje në gjini e zhanre të ndryshme artistike, jo vetëm në kohët e sotme, por në të gjitha epokat historike dhe periudhat e ndryshme të zhvillimit kulturor. Janë të rralla rastet kur një artist krijues njeh, zotëron e lëvron me mjeshtëri artin e fjalës.
I pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit, Kryeministri Rama u shpreh:
Ose është e para herë, ose unë nuk mbaj mend një herë tjetër që kam pranuar të jem i pranishëm në një ceremoni të kësaj natyre dhe se kam harruar, i kërkoj ndjesë kujtdo që ka qenë arsyeja e pranisë time, por arsyeja e mospranisë time në ceremoni të tilla është njëlloj frike për të dëgjuar fjalime si fjalimet që më kishin përgatitur mua për të mbajtur këtu, i cili ndër të tjera kishte shprehje si kjo.;
“ Për përmasa të jashtëzakonshme intelektuale, për skenarët mrekullisht të shkëlqyer, për filmime me metrazh të shkurtër dhe atë të animuar me personazhe të pavdekshme, të ndërtuara me penë e tij, si dhe një tërësi krijimtarie të ngritur përtej skenave të gatshme të diktuara nga rrethanat”.
Në kushtet kur nuk e pata mundësinë që, siç më ndodh përgjithësisht, ta përvetësoj dhe ta adoptoj fjalën, për të mos u gjendur pa fjalë këtu, zgjodha disa fjalë të vetë njeriut për të cilin jemi mbledhur dhe pastaj do them dhe arsyen pse unë jam këtu sot.  Poetët, njerëz të ligj, shtetet gjithmonë i shajnë, sillen me ta si me gratë, zihen dhe i ndajnë, pastaj prapë u bëjnë këngë, për ta zënë e qajnë.
Është pak, por e sigurtë i dashur Petrit, që unë nuk jam këtu për të të ndarë nga askush dhe për të marrë për vete, ashtu sikundër më vjen mirë, të paktën deri më sot, nuk më ka qëlluar të shaj apo të grindem me një poet, por edhe mund të ndodhë. Mund të ndodhë për faktin se ne jetojmë në një vend ku nderi i emrit të shkrimtarit, poet, artist, personalitet është një nder që bëhet rëndomë dhe përgjithësisht ndjesia ime është që kush e bën këtë nder, në fakt, përpiqet të lartësojë veten duke iu referuar adresës ku bën nderin. Unë kam ardhur këtu sepse, për hir të vërtetës, Petrit Ruka është patjetër poet, shkrimtar, skenarist, por është një qenie shumë e rrallë në mexhelisin e kulturës dhe të artit tonë. Dhe është një autor, të cilin nuk e gjen me lehtësi siç gjen të famshmit. Të famshmit janë të të gjitha llojeve, që nga të famshmit e llojit që meriton famën tek të famshmit e llojit që famën e kanë të pamerituar, apo tek të famshmit e llojit që famën e kanë të sponsorizuar, të stimuluar, të vetë krijuar. Petriti nuk është i famshëm. Është një autor që, nëse hapësirën ku gëlon produkti bashkëkohor i artit dhe kulturës sonë do ta konsideronin si pazar, nuk e gjen në pazar, duhet t’i shkosh në shtëpi dhe duhet të presësh me durim që mes shumë orendive krejt të zakonshme, siç është dhe shtëpia, t’i gjesh librat dhe ka shumë orendi krejt të zakonshme në gjithë këtë pazar dhe lagjen e artistëve dhe të krijuesve të të gjitha llojeve, të cilat ekspozohen në të gjitha format dhe e bën edhe më të vështirë që të takosh krijimtarinë e Petrit Rukës. Për hir të vërtetës, nëse më pyesni mua personalisht që sa tituj mund të shtoj në krijimtarinë e tij, me siguri do rreshtoja shumë më pak se shumëkush që pa kursim do t’ia jepte të gjitha lëvdatat. Ajo që është e jashtëzakonshme është se vargjet, sidomos vargjet, por edhe të tjera krijime të Petrit Rukës i gjen duke qëmtuar dhe duke t’u shfaqur para syve papritur, pasi ke qëmtuar dhe duke kaluar në këto me dëshirën që të rikthehesh përsëri.
Është autori më i gabuar për t’u bërë i famshëm, por jam i bindur që është një ndër ata autorë që do të jenë aty për gjenerata e gjenerata e kur të famshmëve do u jetë harruar emri, do u jenë harruar veprat e patjetër që do u jetë tretur dhe fama. Shumë prej të famshmëve, jo gjithë të famshmëve, natyrisht dhe për ta nderuar këtë lloj autori, shumë të veçantë dhe për hir të vërtetës mbase mund të jetë e dobishme për këtë fjalë të improvizuar këtu që t’ju them se Petritin, unë mund ta kem takuar një herë. Ai mund të mbajë mend dhe dy, po faktikisht nuk është një njeri që është si të gjithë të zakonshmit me famë dhe në këtë aspekt, i tërhequr, i mirë ulur në gurin e tij dhe i dhënë në një mënyrë që ndihet në çdo varg të tij, në çdo vepër të tij, pa kushte tek krijimtaria e tij. Duke të lënë të ndjesh se bëhet fjalë për një autor që me veten merret shumë pak, me emrin e tij mbase dhe më pak.
Nuk ia njoh jetën e përditshme, por nuk do kisha asnjë lloj surprize, nëse do mësoja që jeton me shumë pak dhe krijon në vazhdimësi vlera që janë aq xhenuine, aq origjinale, aq burimore, aq të lidhura me shumë gjëra që ne në mos i dimë, i ndjejmë si pjesë e kësaj shoqërie, si pjesë e kësaj bashkësie, si vazhdues të një historie që vazhdon dhe pas nesh, sa që, pa pikë dyshimi, titulli jo vetëm është i merituar, por është aq i merituar, sa mund të duket sikur nuk është një vlerë e shtuar për të, nëse marrim parasysh se sa shumë njerëz kanë marrë tituj në këtë vend. Të jesh mes njerëzve me titull dhe të kesh një titull, që mund të jetë siç është në këtë rast absolutisht i merituar, nganjëherë mund të jetë dhe një lloj sikleti, por ky është një siklet që unë me shumë kënaqësi ia lë Petritit të mbajë. Uroj që ta mbajë me sukses si siklet.
Në qenien dhe në biografinë e qenies së tij si autor, jo si person, ka një tipologji shumë të veçantë sipas meje. Jo se është i vetmi apo i pari që përpiqet të shtrihet në të gjitha, apo të paktën në të gjitha fushat ku krijuesi shtrihet me fjalë, por se ka një kapacitet transformues të jashtëzakonshëm në qenien e tij, duke kaluar nga një zhanër në tjetrin dhe duke i dhënë çdo zhanri diçka që është vërtetë origjinale dhe vërtetë për t’i admiruar.
Mbase nuk duhet të shtoj asgjë më shumë, – do më falni se nuk jam mësuar me fjalime të shkurtra, – por dua sinqerisht që t’i uroj Petritit të vazhdojë të ketë sa më shumë energji, sa më shumë kohë, sa më shumë dëshirë për të vazhduar të jetë ai që është në këtë tokë që, siç thotë Petriti, është një teatër tragjedish ku të gjithë janë njëkohësisht dramaturgë dhe aktorë e ku nuk ka shikues, nuk ka suflerë e nuk ka regjizorë.
Do të mbetet për një herë tjetër, mbase do më jepet mundësia një bisedë me Petritin, nëse kjo tokë është një tokë tragjedish apo komedish, ose të dyja bashkë, por patjetër që është  një tokë ku siç thotë Petriti, edhe korbat bëhen të bardhë nga pritja. Petriti sot është i bardhë, unë jam i bindur që nuk e ka pritur këtë titull, pra, nuk është lodhur ta presë këtë titull. Ai i ka ardhur pa e pritur, uroj që ta shijojë edhe pse kam bindjen që një ditë me siguri diçka do shkruhej dhe për këtë ditë, sot. Unë shpresoj që si një nga personazhet e kësaj dite, të mos më fusi tek komedia. Faleminderit!​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING