Connect with us

Politike

Petrit Vasili: Dje natën pamë tmerrin me sy, o maskarenj. Na kërcënoi një i burgosur

Opozita kërkon që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në Kuvend që t’i japë llogari qytetarëve shqiptarë.

Deputeti demokrat Asllan Dogjani bëri thirrje që kryeministri Rama të paraqitet në Kuvend.

Ndërkohë që Petrit Vasili foli për Komisionin maratonë të Sterilizimit dhe Check up që u shoqërua me debate dhe tensione mes opozitës dhe mazhorancës.

Vasili tha se parlamenti dje ra në duart e maskarenjve, të horrave, pasi policia nuk ishte në gjendje të ndalonte një të burgosur si Ilir Beqaj, i cili sipas tij kërcënoi opozitën.

Asllan Dogjani: La nam nëpër botë duke u munduar të japë leksione sepse është mësuar në kuvendin e Shqipërisë ku ju e dëgjoni ndërkohë, që atje e tallin, se tha nuk do flas unë se salla është bosh…

Në OKB, Rama duhet të fliste për inceneratorët, luftën kundër korrupsionit, dhe se si po lufton ai opozitën dhe fjalën e lirë. Kur se përfillin në botë ai do vijë këtu në parlament, Duhet ti bëjmë thirrje të vijë e të jap llogari se ndotësi më i madh në Shqipëri është Edi Rama. Kryeministri duhet të vijë këtu.

Petrit Vasili: Të paaftë të parandalonin që i burgosuri të mos kërcënonte deputetët, dje Parlamenti ka qenë në dorë të maskarenjve, një shtet i mbaruar, i falur në dorë të horrave…

Morët përsipër ti jepni alibi problemit të ecurisë një komisioni. Asnjë sevap nuk i keni bërët opozitës. Shtyrjet e komisionit kanë qenë konsesuale. Ju duhet të shihnit pamjet e tmerrshme të mbrëmshme.

Advertisement