Connect with us

Kosova

Pettigrew i shkruan OKB-së: Mbështetje për Srebrenicën kundër Serbisë dhe Rusisë

“Mbështetja juaj për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do japë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në respektimin e kujtimit të viktimave dhe afirmimin e së vërtetës. Miratimi i kësaj Rezolute historike do të mbështeste sundimin e ligjit, do të nxiste një kulturë kujtimi dhe do të mbështeste pajtimin dhe paqen e qëndrueshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.”

Me këto fjalë, David Pettigrew, profesor amerikan dhe drejtues i Departamentit të Filozofisë në Universitetin e Konektikatit Jugor, në emër të Komitetit të Grupit të Punës për Bosnjë-Hercegovinën, përfundoi letrën e tij drejtuar Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Shtetet anëtare të OKB-së duhet të kenë mundësinë të tregojnë mbështetjen e tyre për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, pasi  shpallën 27 janarin si Ditën e Përkujtimit të Holokaustit dhe pasi shpallën 7 Prillin si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit kundër Gjenocidit Tutsi në 1994 në Ruandë”, thuhet në letër ku dhe potencohet: –

“Mbështetja juaj për të mundësuar votimin do të ishte çelësi për t’iu kundërvënë përpjekjeve të lobimit negativ që po ndiqen në mënyrë agresive nga Republika e Serbisë dhe Federata Ruse”.

Kujtojmë se zëdhënësi i Federatës Ruse paralajmëroi se çdo hap i ndërmarrë nga Bosnja drejt NATO-s do të konsiderohet një akt armiqësor të cilit Rusia do t’i përgjigjet. Prandaj, kur Rusia flet për pajtim, pozicioni i tyre është i dyfishtë dhe plotësisht i pavlerë. Kundërshtimi i Rusisë ndaj kësaj rezolute është vetëm një shembull tjetër i qëllimit të saj për të minuar stabilitetin e rajonit” – raporton Al Jazeera.

Advertisement