Connect with us

Aktualitet

‘Pfff, na … edhe këta o burrë’/ Si e korruptuan policin e kufirit trafikantët e drogës

Ditën e sotme prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dha detaje rreth operacionit ku u godit një grup kriminal, që merrej me trafikun e drogës. Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë kufitare në Shkodër.

Marash Gjoni, polic i kufirit në Shkodër, i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike ka gjithashtu biseda telefonike me anëtarët e grupit kriminal. “OraNews” ka zbardhur edhe disa bisedat telefonike që anëtarët e grupit bënin me njëri-tjetrin për të mundësuar edhe kalimin e lëndës narkotike.

PËRGJIMET/ Si e korruptuan policin e kufirit trafikantët e

Përgjimet

Dosja hetimore për këtë operacion përbëhet nga 105 faqe ku përfshihen dhjetëra biseda të transkriptuara mes anëtarëve të strukturuar të grupit kriminal.

Advertisement