Sport
Pickford pranë transferimit te ”djatë e kuq”
Pas 12 vitesh vitesh midis “shtyllave” të portës së Manchester United, duket se “djajtë e kuq” janë në kërkim të një zëvendësuesi për portierin spanjoll, David de Gea, i cili tashmë në moshën 32-vjeçare shihet larg “Old Trafford”.Për këtë aryse “djajtë” kërkojnë të transferojnë një portier të ri me përvojë e sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, zgjedhja perfekte është “gardiani” i Everton, Jordan Pickford, i cili nuk pritet t’i kushtojë shumë “djajve”.Ndërkaq, përsa i përket Everton, “blutë” e Liverpulit do të përpiqen të nënshkruajnë me një ish-lojtar të United, pikërisht portierin Sam Johnstone, i cili aktualisht aktivizohet te skuadra e Crystal Palace.