Rajon
Picula thotë se Vuçiç e trajton BE-në si një tavolinë bufeje
“Presidenti Aleksandar Vuçiç e percepton qartë Bashkimin Evropian si një tavolinë bufe, zgjedh bashkëbiseduesit që i përshtaten dhe i percepton kritikët nga e njëjta BE si komplotistë”- keshtu deklaroi raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, duke shtuar se kjo nuk është asgjë e re dhe se ai i trajton në të njëjtën mënyrë edhe rivalët politikë dhe qytetarët e Serbisë.
Në një tekst autorial për të përjavshmen Radar, ai vlerësoi se shoqëria serbe është në trazira të vazhdueshme dhe se takimet e misionit ad hoc në Beograd në fund të janarit “zbuluan trend” të përshpejtimit të represionit financiar, administrativ dhe fizik kundër atyre që mbështesin lëvizjen studentore, ndërsa sundimi i ligjit është në rënie dhe mediat janë nën presion në rritje.
Picula kujtoi se vendi nuk ka hapur asnjë kapitull të ri për katër vjet, kështu që mund të thuhet se procesi i pranimit zyrtarisht është në stanjacion.
“Duke pasur parasysh shkallën në të cilën kanë ndryshuar rrethanat gjeopolitike, teksa politika e zgjerimit është rikthyer në prioritete nga ana e BE-së, e ndersa rrethi i vendeve kandidate është zgjeruar, Serbia po bën hapa prapa”, deklaroi Picula