Connect with us

Kosova

Pinoku flet nga Beogradi: Albin Kurti po shkel brutalisht të gjitha marrëveshjet

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkovic, ka hedhur poshtë akuzat e Prishtinës se Beogradi ka shkelur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të vendkalimeve, duke theksuar se Albin Kurti është i vetmi partner jo i besueshëm dhe jokonsistent në dialog që përdor mashtrimin, zëvendësim tezash, akuza të rreme dhe afera të rreme për të mbuluar keqbërjet e tij.

Prishtina është ajo që ka më shumë se një vit që ka shkelur marrëveshjen për menaxhimin e integruar të vendkalimeve, sepse për gati 500 ditë ka penguar importin e mallrave serbe në territorin e Kosovës dhe në këtë mënyrë ka penguar qarkullimin e mallrave si një prej arritjeve themelore të kësaj marrëveshjeje” –  ka thënë Petkoviq në një deklaratë me shkrim.

Ai theksoi se, “edhe pas gjoja zhbllokimit të vendkalimit në Merdare”, Prishtina “vazhdon brutalisht të shkelë të gjitha marrëveshjet sepse mban te bllokuar më shumë se 100 kamionë me mallra në atë vendkalim”

“Është një listë e gjatë e marrëveshjeve që Prishtina i shkel çdo ditë, duke filluar nga fakti se për më shumë se 11 vjet ka refuzuar të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, dhe se në vend të kësaj ka filluar mbylljen e paligjshme dhe të dhunshme të institucioneve serbe në Kosove” – theksoi Petkovic.

Nga ana tjeter, Ministri i Brendshëm i Kosovës Dzelal Sveçlja tha se Serbia ka shkelur Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Kalimeve, duke pretenduar se katër pjesëtarë të xhandarmërisë kanë qëndruar për disa minuta në hyrje të objektit policor në vendkalimin Merdare.

Advertisement