Kosova
Piromanët në aksion/ Eurodeputeti austriak zbardh prapaskenat dhe ngre alarmin

Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, duke folur në lidhje me ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor dhe sa kjo gjë rrezikon Rajonin, tha se qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është të destabilizojë demokracitë dhe ti shtyjë perpara për te realizuar axhendën e tij imperialiste dhe autokratike.
“Mendoj se fushatat elektorale të viteve të fundit, në Evropë, por për shembull edhe në SHBA, kanë treguar se Rusia po ushtron ndikimin e saj globalisht. Kjo përfshin Ballkanin Perëndimor, ku Rusia synon mediat tradicionale dhe sociale, si dhe zgjedhjet dhe politikanët. Kjo ndërhyrje është shumë e rrezikshme pasi qëllimi i Putinit është të destabilizojë demokracitë dhe të shtyjë axhendën e tij imperialiste dhe autokratike” – deklaroi eurodeputeti I njohur, teksa dhe theksoi lidhjet e Serbisë me Putinin. Madje ai përmendi edhe shkëmbimin e territoreve mes Kosoves dhe SDerbise, gjë që sipas tij mund të nxis destabilizimin.
“Unë mendoj se veçanërisht qeveria e Serbisë duhet të ndalojë së uluri mes dy karrigeve dhe të angazhohet plotësisht për procesin e saj të zgjerimit të BE-së dhe stabilitetin rajonal. Sidomos në Ballkanin Perëndimor, provokimi i tensioneve etnike dhe mbështetja për ide të tilla si shkëmbimi i tokës nxisin destabilizim. Kjo është arsyeja pse ne duhet të kundërshtojmë narrativat e rreme të Rusisë dhe të mbështesim shoqërinë civile demokratike” – theksoi Thomas Waitz.

