Kronike
Pistoleta, granata e fishekë, zbulohet arsenal armësh
Një arsenal armësh është zbuluar në banesën e shtetasit Aqif Bezati në fshatin Dëshran në Belsh. Ky i fundit është arrestuar nga policia.
‘Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale: Hetimet me metoda speciale për V.P “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sekuestrohen armë, municione e lëndë narkotike
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar dhe vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1433, viti 2022 për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278 i K.Penal.
Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas regjistrimit të procedimit penal, kanë filluar hetimet pro-aktive duke aplikuar metodat special të hetimit. Konkretisht me vendimin nr.807, datë 12.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është kërkuar dhe lejuar përgjimi telefonik i disa numrave.
Ndërsa me vendimin nr.801, datë 11.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lejuar kontrolli i banesave dhe të çdo ambjenti tjetër të lidhur apo ndihmës me to si dhe të automjeteve të ndodhura në këto banesa dhe konkretisht: Banesa e shtetasit V.D., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan në Bashkinë Belsh dhe banesa e shtetasit A.B., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan, në Bashkinë Belsh.
Për ekzekutimin e këtij vendimi nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, janë ngarkuar shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe DVP Elbasan.
Më datë 13.10.2022, ora 07.00 e në vijim, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.B, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit.
Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri e llojit pistoletë TT, model 54 me një krëhër me 8 fishekë, 539 copë fishekë mod.54, kal.7.62 mm;
– Një armë zjarri luftarake mol.56 dhe kal.7.62 mm, 5 krëhëra hark metalik nga të cilët 4 të mbushur me fishekë mod.56 dhe kal.7.62 mm;
– 2835 copë fishekë mod.56 dhe ka.7.62 mm, 9 copë fishekë armë zjarri mod.53, kal.7.62 mm; – – 2 granata dore mësymëse;
– 2 ndezësa të unifikuar;
– 3 granata dore të tipit mbrojtëse me ndezësa dhe unifikuar dhe një granatë dorë mbrojtëse me tapë ebaniti;
– Një qese platike me material bimor të thatë të ngjashëm për nga era dhe karakteristikat fizike me lëndën narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë totale 3.6 kg, një sasi bimësh të thata me kërcell dhe boçe të ngjashme me bimën narkotike të llojit opium me peshë totale 1.4 kg;
– 2 aparate telefonik celular, 10 copë fishekë armë gjahu kal.12 mm dhe një sasi e konsiderueshme të hollash prej 54.000 lekë, 260.000 lekë, 1.056.000 lekë, 2.170.000 lekë, 220.000 lekë, 980 pound britanik, 4020 pound britanik, 7.250 euro, 1700 euro.
Më datë 13.10.2022, ora 08.25 e në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.D, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit. Nga kontrolli në këtë banesë rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:
– Një armë gjahu kal.12 mm, një gjerdan me 30 fishek kal.12 mm si dhe dy kuti me nga 6 dhe 19 fishekë kal.12 mm si dhe një aparat telefonik.
Nga ana e policisë gjyqësore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., i dyshuar për veprat penale të: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/3/4/5 i K.Penal, “Prodhimi dhe Shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe “Pastrimit të produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal dhe shtetasit V.D., i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i K.Penal.
Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik në DVP Elbasan.’- njofton prokuroria.