Connect with us

Kronike

Piu fotokosinë para SPAK, ndërron jetë në spital 63 vjeçari nga Lezha

Tirane- Ka ndërruar jetë Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fotoksinë para prokurorisë së SPAK. 63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

63 vjeçari i cili ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 – 2009, prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Lajmi ne perditesim…

Advertisement