Connect with us

Aktualitet

Pjesë e një grupi kriminal/ Apeli i GJKKO lë në burg ish shoferin e Ardi Veliut

Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e SPAK, në lidhje me Agustin Mesulin, Altin Dedën, Florian Bakun, Sokol Idrizajn, Vangjush Kasharën, Tomorr Barutin, Gentjan Agën, Adil Shehun dhe Elda Idrizajn.

Me anë të një njoftimi Apeli i GJKKO bën me dije

– Caktimin ndaj personit nën hetim Gentjan Aga, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Aga  që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim Gentjan Aga nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

– Caktimin ndaj personit nën hetim A.Sh, të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim A.Sh. që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në {…}.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim A.Sh. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër dhe dërgimi i tij në banesë për efekt të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

– Caktimin ndaj personit nën hetim V.K., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim V.K. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerëve të policisë gjyqësore Roki Pepa ose Arjan Hajati pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim V.K. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

– Caktimin ndaj personit nën hetim T.B., të masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Urdhërohet personi nën hetim T.B. të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 11:00, përpara oficerit të policisë gjyqësore Eljan Hoxha pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i personit në hetim T.B. nga ambientet e paraburgimit nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.

Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi./Dosja.al

Advertisement