Kronike
Pjesë e një grupi kriminal, lihet në burg ish-shoferi i Ardi Veliut me gruan
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 11 nga 12 personat e arrestuar në kuadër të një aksioni për goditjen e dy grupeve kriminale të cilët vidhnin bizhuteri dhe mallra luksi në Francë e shisnin në Shqipëri.
Mes personave të arrestuar ishte edhe ish shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Masa ndryshon vetëm për Devi Skenderin nga arrest me burg në detyrim paraqitje, kjo me argumentin se është student.
Në detyrim paraqitje është lënë edhe Bora Idrizaj, ndërkohë që Egi Idrizajt i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
MASAT për personat e tjerë:
-Sokol Idrizaj ‘arrest me burg’
-Elda idrizaj, bashkëshorja e Idrizajt ‘arrest me burg’
-Dy vajzat e Sokol Idrizajt, njëra prej tyre në arrest shtëpie dhe tjetra në detyrim paraqitje
Vangjush Kashari ‘arrest me burg’
-Agustin Mesuli ‘arrest me burg’
-Altin Doda ‘arrest me burg’
-Florjan Bakri ‘arrest me burg’
-Tomor Baruti ‘arrest me burg’
-Gentian Aga ‘arrest me burg’
-Aldi Shehi ‘arrest me burg’
-Dejvi Skenderi detyrim paraqitje