Connect with us

Aktualitet

Pjesë të organizatave kriminale, ektradohen nga Shqipëria drejt Italisë tre shqiptarë (EMRAT)

Tre shqiptarë janë ekstraduar së fundmi nga Shqipëria për në Itali pas një bashkëpunimi të autoriteteve shqiptare me ato të Romës në kuadër të një operacioni ndërkombëtar “The Ëanted”.

Ervin Dema, 40 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Breshias për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Edmond Zhuja, 41 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Klaus Nikolli, 33 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana

Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Advertisement