Connect with us

Aktualitet

Pjesë të trafikut të drogës në disa vende të BE, GJKKO dënon me 32 vite total, 4 anëtarët e grupit

Gjykata e Posaçme, GJKKO ka dënuar me 32 vite në total, 4 anëtarë të një grupi kriminal që akuzohen për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, të dënuarit janë: Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti, me 8 vite burg, Arteid Musallari 8 vite burg, Eltion Dani dënohet me 8 vite burg, Nikolin Noku alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini dënohet me 8 vite burg.

GJKKO thotë se ky grup trafikonte lëndë narkotike deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.

Dosja ndaj tyre ishte dërguar për proces prej shtatorit të vitit të kaluar.

Advertisement