KQZ ka përditësuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, kanë marrë pjesë në votim 35.92 përqind e zgjedhësve.

Krahasuar me orën 15:00, kanë votuar edhe më shumë se 3 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Qarku që ka votuar më shumë është Dibra, me 45.1 përqind, ndërsa edhe qarku Tiranë ka pjesëmarrje të lartë me 39.77 përqind.

Më ulët në pjesëmarrje në zgjedhje është Vlora, me 26.23 përqind.

Kqz2