Kosova
Plagët e kërbaçit dhe vizat e Kosovës/ Franca më përkëdhelëse ndaj Serbisë

Presidenti francez Emmanuel Macron u tregua i ashpër me Kosovën dhe Serbinë në rast se vazhdojnë të sillen me papërgjegjshmëri në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian
Ai ka thënë se si Franca ashtu edhe Gjermania do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politikën e vizave për Kosovën dhe Serbinë, dhe theksoi se duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik
Një krah i mendimit politik në Kosovë, kritikon kryeministrin Albin Kurtin, për të cilin thonë se me veprimet e tij ka arritur që ta fusë Kosovën nën sanksione. Ata gjithashtu kritikojnë sjelljen e Kurtit në raport me shtetet e BE dhe SHBA, që sipas tyre ka qenë e papërgjegjshme dhe ka krijuar efekte shumë negative dhe afatgjata me pasoja të rënda.
Sipas tyre, presidenti Macron ka të drejtë në zhgënjimin e tij sepse në Kosovë janë krijuar tensione që paraqesin rrezik të madh për paqen dhe stabilitetin. Ata gjithashtu theksojnë se çështja e liberalizimit të vizave do përdoret për ta detyruar atë të gjej zgjidhje kompromisi me Serbinë që do jetë e pranuar nga të dyja palët.
Gjithashtu analistë të ndryshëm në Prishtinë janë shprehur se me kërcënimin e Macron për vizat, del të jetë e qartë se Franca është më përkëledhëse ndaj Serbisë, duke mos vendosur kurrfarë masa ndëshkuese karshi saj. Sipas tyre, kur është fjala për sjelljet provokuese, armiqësore, luftënxitëse dhe kërcënuese të Serbisë, reagimi i Francës, tradicionalisht ka ardhur me shumë vonesë ose hiç fare

