Connect with us

Kosova

PLAGET E KOSOVES/ Biserko flet për përplasjen e heshtur nga dhimbjet e shkaktuara

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka folur për dialogun, rrugën e pajtimit mes Kosovës e Serbisë dhe serbët ne veri te vendit.

“Në veri serbët kontrollohen nga Beogradi dhe janë penguar të integrohen në institucionet e Kosovës, duke pasur të gjitha garancitë për të drejtat e tyre nga Kushtetuta e Kosoves”- deklaroi Biserko

Ajo gjithashtu tërhoqi vëmendjen se institucionet e Kosovës duhet të kenë kujdes në qasjen ndaj minoritetit serb, ngase dikur ishin në pozitë dominuese e “tani nuk janë dhe që një kohë të gjatë kanë jetuar në një lloj vakuumi”.

Dialogu sipas Biserkos nuk mund të thuhet se ka marrë një vijë rruge progresi.

“Tashmë po kthehet ne një rrugë të re, sidomos pas rastit të Banjskës që përfundimisht e ka hequr ndarjen e Kosovës nga tryeza e bisedimeve”- tha Biserko teksa shtoi e Beogradi ka hequr dorë nga Kosova me vet faktin që është penguar pjesëmarrja në zgjedhje nga serbët e Kosovës.

Ajo tha gjithashtu se sheh shanse për pajtim mes dy popujve, duke vënë theksin në aktivitetin e saj për këtë çështje, duke shtuar se ekzistojnë faktet dhe që duhen vendosur parametrat ku do të vendoseshin kornizat, përmes të cilave do të udhëhiqej ky proces.

Por Biserko vuri në pah plagët e mëdha të popullit të Kosovës nga shteti serb gjatë shekujve, derisa serbët nuk kanë kërkuar falje për gjithe bëmat qe ata kane bere.

Biserko gjithashtu ka kritikuar qasjen e BE-së në raport me dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Ndersa lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Biserko theksoi se bashkësia ndërkombëtare, që nga fillimi i luftërave ka zbatuar  idenë etnike, duke vënë në pah edhe Marrëveshjen e Dejtonit.

Advertisement