Connect with us

Bota

Plagosen gazetarët azerë të ‘Zërit të Amerikës’ në Ukrainë

Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azer të Zërit të Amerikës, Idrak Jamalbeyli dhe Seymur Shikhaliyev, morën plagë nga predhat të shtunën kur ranë në një kurth të lënë nga ushtarët rusë. Anëtarët e ekipit të Zërit të Amerikës u plagosën ndërsa po raportonin në llogoret që ishin pushtuar më parë nga Rusia pranë fshatit Myrne në rajonin ukrainas të Mykolaivit.

Vullnetarët ukrainas po i tregonin ekipit të Zërit të Amerikës llogore të gjera të gërmuara nga trupat ruse në zonë kur kurthi i lënë pas nga ushtarët rusë shpërtheu duke plagosur gazetarët.

Zoti Jamalbeyli u plagos në këmbë ndërsa gazetari tjetër Shikhaliyev në krah. Ata janë duke u rikuperuar nga plagët e marra. Një nga vullnetarët ukrainas mori plagë të lehta në fytyrë.

Advertisement