Connect with us

Kronike

Pl’agosi dy persona, merr fund arratia e autorit në Malësi të Madhe

Ka zgjatur vetëm pak orë arratia e Lul Rakajt, personi i cili plagosi me armë zjarri dy persona në Malësi të Madhe.

Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes që tronditi fshatin Vrakë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 09:45, një Rakaj hapi zjarr në hyrje të një lokali, duke plagosur dy persona.

Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj u transportuan me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Përveç policisë lokale, për arrestimin e Rakajt u angazhuan edhe dy ekipe të forcave RENEA, që u nisën drejt Malësisë së Madhe.

Advertisement