Connect with us

Kronike

Plagosi inxhinierin nga rrëzimi i skelave, arrestohet punëtori

Një punëtor është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rrëzuar aksidentalisht skelat, duke plagosur inxhinierin e firmës ku punonte.

Në pranga është vënë shtetasi A. H., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

“Ditën e djeshme, duke punuar me vinç në një kantier, 58-vjeçarit, nga pakujdesia i janë rrëzuar skelat duke i rënë mbi zyrën e inxhinierit, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Advertisement