Aktualitet
Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 17-vjeçari
Një sulm me mjete prerëse ka ndodhur në Kamëz. Policia arrestoi 17-vjeçarin, pasi dyshohet se është autor i plagosjes me thikë të dy personave. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kamzë, ka goditur me mjet prerës, 2 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se 17-vjeçari i arrestuar ka vjedhur materiale ndërtimi, në një magazinë.