Connect with us

Kronike

Plagosi Tonin Ramajn/ Njërit nga autorët i është vrarë vëllai nga një atentat

Bashkim Brahimaj është një nga tre autorët e dyshuar të atentatit ndaj Tonin Ramajt. Brahimaj bashkë më Ermal Haxhirajn dhe Neritan Xhaferajn, të gjithë të shpallur në kërkim tentuan të vrisnin me armë zjarri Tonin Ramajt.

Tonin Ramaj u qëllua 4 herë teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Pavarësia”. Pavarësisht se u qëllua disa herë në drejtim të tij, me sa duket autorët, ende të paidentifikuar nuk ia kanë arritur qëllimit pasi 33-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Emri i Bashkim Brahimjat është i njohur për policinë. Atij i kanë vrarë të vëllanë, Isuf Brahimaj në 2014. Vëllai i tij Isuf Brahimaj mbeti i vrarë në 29 gusht 2014-ës në një atentat me eksploziv, teksa lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi”, pranë sheshit “Omonia” në rrugën trans-ballkanike të qytetit të Vlorës.

Ky ishte atentati i dytë ndaj biznesmenit Isuf Brahimaj, pasi i kishte shpëtuar më herët një tjetër atentati me lëndë plasëse. Shkak për këto ngjarje dyshohet të ketë qenë e shkuara e dy vëllezërve Brahimaj.

Advertisement