Connect with us

Kosova

Protesta në Shtërpcë, serbët: Kurti, nuk do t’i falim fëmijët tuaj

Në Shtërpcë është mbajtur protesta e serbëve lokalë, e cila, siç thanë organizatorët, u organizua pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”. Protesta në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u mbajt dy ditë pasi dy persona u plagosën po në Shtërpcë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “terrori i regjimit diktatorial të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit vazhdon si në Shtërpcë, ashtu edhe në veri”.

Ai tha se “kohët janë të vështira, sepse në krye të institucioneve të Kosovës është një njeri i verbuar nga urrejtja, me të cilin nuk mund të negociohet”. “Qëllimi i tij është të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga vatrat e tyre”, tha ai. Rakiq tha se serbët nuk duhet të dorëzohen. “Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t’i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit. Më besoni, nëse jemi të bashkuar, me siguri do të fitojmë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se “serbët duan të mbesin në vendet e tyre”. Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë.

Kurti, ne nuk do t’i falim fëmijët tuaj”, “Stefan, zemra e një heroi serb”, “Një e shtënë në Stefan dhe Millosh është një e shtënë në zemër të Serbisë”, “Europë, çfarë faji kanë fëmijët tanë, “Fëmijët tanë nuk janë për plumbin e Kurtit”, “Nuk do ta ktheni Shtërpcën në geto”, “Shtërpca është zemra e Serbisë”, “Duam vetëm paqe”, “Liri për vëllezërit tanë”, “Vuçiq, mbroje Serbët dhe paqja”, “Kamenica e Kosovës është me vëllezërit nga Shtërpca“.

Advertisement