Connect with us

Aktualitet

Plagosja e kryebashkiakut dhe shoferit, mjeku tregon gjendjen e tyre

Mjeku kirurg i spitalit Lushnjë, Sami Osmani ka folur për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Korreshi dhe shoferit të tij Gazmir Bullari, të cilët u plagosën me thikë nga Orges Xhelili.

Sipas mjekut dy thika i kanë prekur pak mushkërinë Korreshit, ndërsa Gazmir Bullari, ka një thikë në bark duke i prekur zorrët dhe stomakun.

Në prononcimin për mediat, mjeku sqaron se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement