Kronike
Plagosja e rëndë në Korçë, dyshime se në banesë pati përleshje. Çfarë zbuloi policia
Ka qënë shërbimi spitalor ai që ka lajmëruar policinë e Korçës e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërkohë që një grup tjetër oficerësh të policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën e 81 vjeçarit.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes grupi i hetimit nuk ka konstatuar thyerje të derës kryesore si dhe të dritareve të katit të parë ku banonte 81 vjeçari Gaqo Tili ndërkohe që brenda baneses ka patur njolla gjaku. Kjo edhe për policinë tregon se ka patur një përleshje brenda banesës por deri tani nuk janë konstatuar elementë një grabitje me dhunë.
Gjithashtu mësohet se grupi i hetimit në banesën e Gaqo Tilit ka gjetur pije alkoolike, një element ky që sipas policisë tregon se i plagosuri dhe autori apo autorët mund të jenë përleshur brenda hyrjes.
Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që policë të shumtë po bëjnë krehjen e vendit të ngjarjes.
Burime nga spitali rajonal i Korçës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e Gaqo Tilit është tepër e rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.