Kronike
Plagosja me thikë në Korçë/ 38 vjeçarja në gjendje kritike, bashkëshorti i saj ende në arrati
Policia e Korçës po vijon kërkimet për arrestimin e 46-vjeçarit Aleko Myrtollari i cili mbrëmjen e të dielës plagosi me thikë bashkëshorten pas një konflikti në familje.
38 vjeçarja Manjola Myrtollari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit në lagjen nr.10 të Korçës ndërsa bashkëshortët janë grindur pasi kishin nxjerrë jashtë tre fëmijët. Ka qenë vajza e madhe ajo që kur hyri në banesë konstatoi plagosjen e nënës dhe njoftoi policinë.
Autori i ngjarjes është larguar nga banesa dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas fqinjëve ai kryente punë sezonale në Gjermani dhe kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes për shkak të përdorimit të alkoolit dhe xhelozisë.