Kronike
Plagosja në Laç/ Si autorët qëlluan me kallashnikov nga mjeti, kush ishin shënjestrat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Laçit, ku disa persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas raportimeve , një automjet në lëvizje ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të disa të rinjve, në rrethana që dyshohet se lidhen me një sherr banal. Mes të plagosurve raportohet të jetë edhe një shitëse ambulante.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe policia ka shoqëruar dy persona lidhur me këtë incident. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj plagosjeje të shumëfishtë janë në vijim.
Gazetari Elidon Ndreka: Bëhet me dije se një person që ecte me makinë, ka qëlluar me kallashnikov në ecje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për sherr banal. Mes të plagosurve është edhe një shitëse ambulante. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në qytetin e Laçit. Janë shoqëruar 2 persona për plagosjen e shumëfishtë. Policia po heton këtë ngjarje të rëndë.

