Kronike
Plagosja në Orikum/ Qëlloi 10 herë me armë zjarri, detaje nga ngjarja e djeshme
Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës.
Autori ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Cela. Ngjarja është kapur edhe nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë të cilat janë marrë nga policia e Vlorës, ndërkohë që grupe janë duke bërë kontrolle për kapjen e autorit të ngjarjes.
…
Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e djeshme rreth orës 18:40 në Orikum të Vlorës. Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në qytetin bregdetar. Policia thotë se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj 29 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.