Connect with us

Kronike

Plagosje me armë në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Guci të Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur një banor i zonës nga një plumb qorr. Mësohet se banori është plagosur në këmbë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vijon…

Advertisement