Connect with us

Kronike

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, detajet e para

Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N.

Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement