Connect with us

Kronike

Plagosje me thikë në Dibër, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar banues në Peshkopi është vendosur në pranga nga policia pasi qëlloi me thikë një djalë 25-vjeçar.

Sipas njoftimit të bluve ngjarja ndodhi në ambientet e ish-fabrikës së miellit pas një konflikti të çastit.

I riu ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë,  pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë,  shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement