Kronike
Plagosja në Kurbin, policia: 49-vjeçari është plagosur me çifte
Plagosja në patok ka ndodhur për motive të dobta. Këtë e ka bërë me dije policia me anë të një njoftimi për mediat, ku thuhet se Besnik Selmani ka qëlluar Besnik Pulajn me çifte. Pulaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Selmani është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin / Informacion paraprak Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.