Connect with us

Aktualitet

“Plak si je?”/ Ja cilat ishin fjalët e fundit të kryepeshkopit Janullatos në spital

Mediat greke i kanë dedikuar artikuj të tërë për jetën dhe veprën e kryepeshkopit Anastas Janullatos. “ToVima” ka ndarë edhe momentin e fundit të jetës së kryepeshkopit, të paktën deri në momentin që ishte i vetëdijshëm. Sipas tyre, që në momentin që kryepeshkopi u transferua nga spitali i Tiranës në Evangelismos, të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e dinin që situata ishte e pakthyeshme. Por sërish shpresonin.

Edhe pse shpresa ishte, duket se edhe kryepeshkopi e dinte më mirë se çfarë po ndodhte me të. Megjithatë sërish qëndroi i qetë. Ai pranoi transfuzionet e gjakut… barnat… pa ankesa sepse kishte besim të plotë tek ta.

‘“Amin” ishte përgjigja e tij kur u pyet sesi ishte nga një prej klerikëve që u rrit, studioi dhe shkëlqeu ndër dekada në krahun e Janullatosit,”-bën me dije media greke.

Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ndërroi jetë sot në moshën 96-vjeçare në një spital në Athinë. Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Sot Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lajmëroi se Kryepeshkoi mbylli sytë përgjithmonë. Ndërsa dje, stafi mjekësor lajmëroi se shumë nga organet e tij ndaluan së funksionuari.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhej në spitalin Evangelismos prej disa javësh, pasi u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal. Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike. Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe sot ndërroi jetë.

Advertisement