Connect with us

Bota

Planeti në këmbë/ A do të hedhë Putini në erë miliona iPhone në mbarë botën? Informacione shqetësuese kanë dalë pas sulmit në Liban

“Sa kohë do të duhet përpara se Vladimir Putin ose Xi Jinping të kuptojnë se si të bëjnë miliona pajisje iPhone në mbarë botën të shpërthejnë në flakë në xhepat e armiqve të tyre” – keshtu ka shkruar Daily Mail pasi Izraeli shpërtheu më shumë se 3000 pager në Liban.

“Historia na mëson se asnjë teknikë e re ushtarake nuk mbetet për një kohë të gjatë monopol i shpikësit të saj. Sa kohë do të kalojë përpara se Vladimir Putin ose Xi Jinping të zbulojnë një mënyrë për të bërë miliona iPhone të digjen apo shperthejne në xhepat e armiqve të tyre? – shkruan gazetari britanik Mark Almond. Ai ka frikë se në sulmin shkatërrues të dy diteve me pare, ndaj mijëra pagerëve të operuar nga anëtarë të Hezbollahut në të gjithë Libanin, bota ishte dëshmitare e “Pearl Harbor” të shekullit të 21-të.

Advertisement