Kosova
Plani i fshehtë për Kosovën i treshes Trump-Vuçiç-Grenell
Analisti Kurt Bassuener ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e mundshëm qe atom und te kene në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe eshte shprehur se është tmerrësisht i frikësuar nëse Donald Trump do te rizgjidhet president, meqë sipas tij, u pa mjaftueshëm se çfarë ndodhi në mandatin e tij të parë.
Bassuener tha se Administrata e Trump ishte e hapur ndaj idesë për ndarjen e Kosovës dhe shtoi se donin çfarëdolloj marrëveshje që mund të llogaritje si një fitore e Trump në politikën e jashtme.
“Mendoj se kjo ishte një agjendë e fshehur teksa presidenti serb Aleksander Vučić dhe emisari amerikan Richard Grenell u përpoqën të negocionin diçka. Ata donin me patjeter çfarëdolloj marrëveshjeje që do t’i jepte ne dukje një fitore Trumpit në politikën e jashtme” – ka thënë Bassuener
Ai gjithashtu potencoi se Trump është një politikan ballkanas, meqë funksionon me të njëjtin sistem dhe sipas Bassuener, reakasionarët po e presin me padurim ardhjen e Dobald Trump ne Shtepine e Bardhe meqë mendojnë se do të bëjnë çfarë të duan.
“Më pas asaj qe njihet si Marreveshja e Washingtonit, kemi parë marrëveshjet e biznesit të dhendrit te Trump, Kushneri dhe Ivanka Trump në Vlorë dhe në Beograd, të bashkëdrejtuar me Richard Grenell. Unë e quaj Trumpin presidentin tonë të parë ballkanas, pasi ai ka saktësisht të njëjtin sistem operimi, pa kufij ndarës midis familjes dhe çështjeve publike, apo ushtrimit të funksionit zyrtar. Mendoj se të gjithë reaksionarët nga rajoni po presin që Trump të kthehet” – deklaroi Bassuener, sipas te cilit kur bëhet fjalë për zv presidenten aktuale dhe kandidaten per te zene vendin e Joe Bide, Kamala Harris është ndryshe, meqë ajo s’ka njohuri për Ballkanin, megjithatë sipas analistit te njohur, Philip Gordon si këshilltar i saj i sigurisë është i familjarizuar me Ballkanin Perëndimor, meqë ka qenë edhe ndihmës sekretar gjatë kohës së Obamas…………………………………
“Me Harris ekziston një lloj pikëpyetjeje, pasi ajo nuk ka një njohje apo profil në Ballkan, ndryshe nga shefi i saj aktual. Ne e dimë se Philip Gordon është këshilltari i saj i sigurisë kombëtare dhe ai është familjar me rajonin. Ai di ca gjëra, por gjithashtu është shumë i orientuar drejt një politike të jashtme të kujdesshme. Ai ishte ndihmës sekretar në administratën e parë të presidentit Obama kur gjërat hynë në këtë trajektore. Në fakt, nisi përpara fundit të administratës Bush, por u përshpejtua me të vërtetë nën drejtimin e Obamës për tetë vite, ndersa më pas erdhi Trump, dhe më vone Biden”- ka thënë Bassuener.