Kosova
Plani serbo-rus/ Vjen paralajmërimi i fuqishëm për Kosovën, ja skenari që po përgatitet
Serbia tashmë është bërë e njohur për provokimet dhe deklaratat e vazhdueshme plot akuza ndaj Kosovës. Tensionet e shkaktuara nga vet Serbia janë në vazhdimësi, temë diskutimi edhe për ndërkombëtarët. Në lidhje me situatat e fundit ka folur edhe analisti politik Skënder Mulliqi.
Ai tha se Vuçiç po tenton të rrëmbejë toka shqiptaredhe se serbët në Kosovë nuk janë asnjëhere të diskriminuar.
“Ultranacionalizmi serbomadh i Vuçiçit në Serbi, po shpreh hegjemoni ndaj shqiptarëve, kurse në anën tjetër po i shërben për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet jetësore më të cilat po përballet ky shtet. Në emër të nacionalizmit serbomadh, presidenti serb, po mendon të rrembejë toka dhe jetë shqiptarësh, sikurse e ka bërë këtë gjë edhe krimineli I luftës, Millosheviç..Shqiptarët kurrë nuk shprehin pretendime territoriale ndaj askujt dhe nuk janë diskriminues ndaj entiteteve pakicë në Kosovë. Ata madje, kanë të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botën demokratike. Prandaj , çdo e drejtë shtesë siç po pretendohet me Asociacionin gjoja të reformuar për minoritetin serb, është antikushtetues, dhe si i tillë nuk duhet të pranohet përkundër insistimit të Lajçak, Borrell dhe Escobar” – u shpreh Mulliqi, duke shtuar se Vuçiç me Putin po përgatisin shpërthimin e luftës në Ballkan.
“Nuk është mirë për popujtë ballkanik të futen në kurth, teksa e kaluara po tenton të na përseritet nga Serbia dhe Rusia të cilat nuk janë liruar nga shovenizmi. Bixhozi I luftës nuk është lojë e mire. Këtë lojë të ndyrë nuk po e kundërshton sa duhet struktura e BE, e cila ende po përkrah politikën e Vuçiçit në bisedimet Kosovë – Serbi” – shpjegoi analisti.
Në fund, ai u shpreh se ideologjia e ultranacionalizmit serb, është virale, gjithpërshirëse dhe e ekstreme, e rrezikshme për paqen në Ballkan.
“Nuk është mirë që në pa mundësi të dijes dhe të fuqisë tone, dhe kjo vlen më shumë për opoziten, të pranojmë kapitullimin para shovinizmit rusoserbomadh. Kjo askujt prej nesh nuk na falet..! Sikurse edhe nuk na falet mos uniteti ynë karshi Serbisë ultranacionaliste të Vuçiçit , i cili nuk e ka ndaluar retoriken luftënxitëse ndaj Kosovës dhe që po e përdorë edhe në fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Ideologjia e ultranacionalizmit serb, është virale, gjithpërshirëse dhe e ekstremiste, e rrezikshme për paqen në Ballkan, me protagonistët e vjetër dhe të ri si, Vuçiç, Sheshel, Nikoliç, Dodik, Vulin etj” – potencoi analisti Mulliqaj.