Connect with us

Bota

Planifikoi atentat për të vrarë presidentin, arrestohet fermeri në…

Policia braziliane tha sot se arrestoi një burrë që kishte thënë publikisht se kishte për qëllim të vriste presidentin e vendit Luiz Inacio Lula da Silva dhe kontrolloi shtëpinë e një njeriu të dytë që kërcënoi presidentin me postime në faqet e rrjeteve sociale. Edhe pse të ndara, të dyja këto raste ndodhën në shtetin Para, të cilin Lula pritet ta vizitojë duke nisur nga sot, në kuadër të një samiti ndërkombëtar që do të mbahet javën e ardhshme për mbrojtjen e pyllit të Amazonës.

Në qytetin e Santaremit, policia federale arrestoi një burrë që të mërkurën e kaluar tha në një bar se kishte ndërmend të qëllonte presidentin në bark dhe pyeti klientët nëse e dinin se ku do të qëndronte Lula gjatë qëndrimit të tij në shtet. I njëjti burrë, i cili është një fermer, mburrej se mori pjesë në sulmin e 8 janarit në Brasilia ndaj pallatit presidencial, Kongresit dhe Gjykatës së Lartë nga mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro.

Në Belem, kryeqyteti i shtetit, policia kontrolloi shtëpinë e një burri që dyshohet se postoi imazhe kërcënuese të një sulmi ndaj presidentit. I dyshuari është roje sigurie dhe posedonte një armë. Shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri të lartë në Brazil për shkak të polarizimit ekstrem pas zgjedhjeve të tetorit të kaluar, të cilat Lula i fitoi. Bolsonaro u sulmua nga një burrë që e goditi me thikë në bark gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2018. Sulmuesi përfundimisht u gjet i paaftë për t’u gjykuar

Advertisement