Connect with us

Rajon

Plantacion me qindra fidanë kanabisi, vihet në pranga shqiptari

Një tjetër sukses i rëndësishëm për Prokurorinë e Narkotikëve të Larisës, pasi ka arritur të lokalizojë një plantacion të madh të organizuar kanabisi, duke vijuar deri në arrestimin e një personi.

Sipas informacioneve të formedia.gr, pas një hetimi të gjatë, persona të Prokurorisë së Narkotikëve me asistencën e drejtuesve të OPKE-së organizuan punën në një zonë malore midis Kallipefkis dhe Karyas, ku identifikuan një plantacion me më shumë se 3500 fidanë.

Gjatë operacionit është arrestuar një shtetas shqiptar, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e dy personave të tjerë.

Advertisement