Politike
Plas bo’mba/ Gazetari: Rama po përgatitet që të godasë Veliajn
Gazetari Sami Neza ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kongresin e PS, ku tha se Rama është duke u pregatitur të bëje nje goditje brenda PS dhe mbase edhe ndaj Erion Velias.
Ndërsa për dëshminë e ish zv.kryeministrit Ahmetaj, Neza tha se është dhënë një sinjal shqetësimi nga Partia Socialiste është dhënë që në fillim më shtyrjen e datës së kongresit nga 21 në 27.
“Një sinjal është dhënë që në fillim me shtyrjen e datës së kongresit nga 21 në 27, disa mund të thonë që nuk është shumë një javë për një parti shumë të madhe e cila ka shumë probleme, ka shume objektiva e aksione për të kryer, por une mendoj që ajo është e lidhur drejtëpërdrejtë me luftën e brendshme në partine Socialiste dhe në qeveri. Natyrisht që tani janë të projektuara 2 pozicionet përballë njëri tjetrit që është pozicioni i kryeministrit me pozicionin e kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj dhe ndoshta kjo periudhë prej 7 ditësh e kërkuar nga Rama ka qënë një periudhe mes të cilës mund të forcoheshin pozitat e tij edhe me tej ne raport me Veliajn.
Nuk mund të flasim me siguri për shkak të mungesës së informacionit në lidhje më gjërat që ndodhin brenda PS , brenda qeverisë, por edhe në raportet qeveri-hetim ka një mungesë transparence të jashtëzakonshme dhe ne duhet të lexojmë pastaj vetëm sinjalet. Të gjithë kemi thënë që arsyeja përse u shty kongresi është se Rama po pregatitet të bëje nje goditje brenda PS dhe mBase edhe ndaj Erion Veliajt“, tha Neza.