Connect with us

Aktualitet

Plas gazi në Porto Romano, tmerrohen banorët

•Rjedhje gazi në çisternat e fabrikës së gazit ‘Gaz Poëer’ në Porto Romano. •Shpërthimi i fortë ka tronditur banorët e zonës, të cilët janë evakuuar menjëherë. •Për shkaqe sigurie, është ndërpreë edhe mësimi në shkollën ‘Met Hasa’ e cila ndodhet pranë fabrikës. •Banorët e zonës janë shprehur për mediat se kjo nuk është hera e parë që ndihen të kërcënuar nga shpërthime të tilla. Ata janë ankuar mirëpo nuk është marrë asnjë masë. •Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbulohet edhe arsyeja që ka çuar në rrjedhjen e gazit nga këto cisterna. •Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpower, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive. •Pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

Një prej banorëve të zonës në Porto Romano ka treguar për mediat se shpërthimi i ditës së sotme nuk ishte i vetmi. Ai ka deklaruar se është hera e dytë që po ndodh e se askush nuk ka marrë asnjë masë. Po ashtu, ky banor shtoi se nëse do të kishte pasur një shkëndijë elektrike, do të kishte ndodhur katastrofë e madhe.

Një frikë e madhe, ne e paramendojmë se është hera e dytë kjo që po ndodh, u bë problem para dy tre muajsh, nuk u mrr asnjë masë. Këtu është sikur natën ose ditën më e rrezikshme ditën kur ka kalamaj këtu të kishte pasur një shkëndijë këtu te ambulanca apo shkolla këtu do ishte bërë katastrofë e paparë. Kjo është bërë problem që herën e parë por asnjë masë nuk u mor. Ka dy javë që kjo zonë është përfshirë nga era e gazit. Kjo është si minë me sahat, nuk dihet kur do plasi”, u shpreh një banor i zonës për Euronews.

Shpërthimi në fabrikën ‘Gas Power’ ndodhi ditën e sotme në zonën e Porto Romanos. Dyshohet se shpërthimi ka nisur nga rrjedhja e gazit në çisterna.

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka reaguar pas shpërthimit të çisternave që ndodhën ditën e sotme në fabrikën ‘Gaz Power’ në Durrës. Ata shprehen se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.

Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të botit furnizues që mund të jetë shkaktuar nga problemet me valvulat. Banorët e zonës, u evakuuan menjëherë nga zona, nga frika për jetën. Ata janë shprehur për mediat se janë ankuar për erën e gazit që kanë muaj që e nuhasin në zonë, mirëpo institucionet nuk kanë marrë masa.

Një prej banorëve në Porto Romano ka treguar se mori vesh për rrjedhjen e gazit në fabrikën ‘Gaz Poëer’ nga mësuesit e shkollës. Ai u shpreh se u telefonua për të marrë fëmijën, pas shpërthimit të gazit. Ky banor, pranoi se në zonë vjen prej disa muajs era gaz, mirëpo asnjë institucion nuk po merr masa.

‘Fabrika është 300 metra larg banesës time dhe as 30 metra nga shkolla. Ne ishim në punë, më merr në telefon mësuesja më thotë eja merr sa më shpejt fëmijën se ka rrjedhje gazi afër shkollës. I morëm fëmijët, një pjesë dhe mësuesit i kanë përcjellë nëpër banesa. Nuk është hera e parë, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit. ‘- u shpreh ai.

 

Aktualitet

E rrahën derisa i ra të fikët, zbardhen DETAJE nga pengmarrja e 20-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua në Tiranë këtë të hënë, ku një 20-vjeçar ishte marrë peng në Sheshin Skëndërbej nga tre persona.

Mësohet se i riu ishte punonjës në një kioskë dhe është rrëmbyer nga nga Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço, të cilët ishin pronarët e kioskës. Këta të fundit mësohet se e kanë lidhur me pranga 20-vjeçarin dhe e kanë dhunuar derisa i ka rënë të fikët, pasi mungonin disa para nga xhiroja ditore.

Si pasojë 20-vjeçari ka pësuar hematoma të shumta në kokë dhe mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Sakaq policia njoftoi pak më herët se ka arrestuar 2 nga 3 dhunuesit. Gjithashtu në pranga ka rënë një person që ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk e ka raportuar në polici.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë në Durrës/ Turisti del nudo në qendër të qytetit dhe bën fotografi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës këtë të hënë. Një turist ka dalë në qendër të qytetit nudo dhe ka bërë disa fotografi me celularin e tij. Ai ka vijuar të ecë disa minuta në rrugët e qytetit nudo, ndërsa kjo gjë ka shkaktuar shqetësim tek kalimtarët e rastit.

Mësohet se këta të fundit kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë njoftuar policinë. Pas ankesës së qytetarëve mësohet se turisti është shoqëruar nga policia. Nuk dihet ende identiteti i tij apo origjina, apo arsyeja pse ka zgjedhur të dalë rrugëve të qytetit në atë gjendje.

E pazakontë në Durrës/ Turisti del nudo në qendër

Continue Reading

Aktualitet

Operacioni i SPAK/ GJKKO urdhëron ndalimin e publikimit të dosjes deri në përfundim të hetimeve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar këtë të hënë ndalimin e publikimit  të dosjes së fundit të SPAK-ut ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për të goditur 7 grupe kriminale, pas bisedave në aplikacionin “Sky Ecc”. Në bisedat e “kokave” të krimit në vend  në aplikacionin “Sky Ecc” zbardheshin disa atentate dhe planet për të kryer vrasje të rivalëve të tyre.

Në njoftimin e GJKKO thuhet se urdhërimi i ndalimit të publikimit të dosjes është deri në përfundim të hetimeve paraprake, teksa kërkon mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

Njoftimi i plotë i GJKKO:

1. Gjykata e Posaҫme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në kuadër të procedimit penal Nr. 59 të vitit 2022, pasi shqyrtoi kërkesës e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin në mungesë të masave të sigurisë, me vendimin Nr. 49, datë 15.05.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi ka disponuar lidhur me masat e sigurimit, ndër të tjera bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur: ndalimin e publikimit të kërkesës së prokurorisë apo përmbajatjes së saj deri në përfundim të hetimeve, si dhe ndalimin tërësisht të publikimit të këtij vendimi deri në përfundim të hetimeve paraprake.
2. Duke qenë se mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë gazetarëve që nuk mund të jepet një informacion më i detajuar nga ana e gjykatës lidhur me këtë çështje.

Continue Reading

Aktualitet

Zbulohet skuadra e killerave që sulmoi Durim Bamin, donin të vrisnin dhe Hamza Tërziun

“Ora News” zbardh emrat e tre personave personave që kanë marë pjesë në mënyrë direkte në teren për të vrarë në muajin Nëntor 2020, Durim Bami.

Ashtu sic raportuam një ditë më parë, tre personat e veshur si policë nga Ervis Martinaj, për të vrarë Durim Bamin janë, Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheccuka.

Pjesë e grupit që u mundua të vriste Durim Bamin, është dhe Florenc Kelmendi alias Tocci.

Këta katër persona në bashkëpunim me Emiljano Shullazin, Ervis Martinaj kanë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur pritën për të vrarë, Durim Bamin, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Të gjithë personat akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, Grup Kriminal dhe mbajtje pa lejë të armëve.

Vec akuzës së vrasjes me paramendim mbetur në tentativë, ndaj Shullazit rëndojnë akuza e futjes së sendeve të palejuara në ambjentet e burgut 313 dhe akuza e rrahjes brutale të bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani.

Për rrahjen e tij SPAK ka shpallur në kërkim Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj.

Gazetari Elton Qyno, ka mundur të zbulojë se Albert Zaja, Edison Muceku, Tori Xheccuka, Florenc Kelmendi dhe Ardit Gjokrosa kanë kryer veprime për të siguruar kushtet dhe mjetet me qëllim vrasjen e shtetasit, Hamza Tërziu.

Për sigurimin e kushteve me qëllim vrasjen e Durim Bamit akuzohet dhe një personazh tjetër I botës së krimit, sicc është Jozi Kraja, Astrit Avdyli, Aldo Avdyli, emra këta që dyshohet disa vite më pas kanë kontribuar në ekzekutimin dhe zhdukjen e Ervis Martinaj.

Kontribut për të siguruar kushtet e vrasjes së Durim Bamit sipas SPAK ka dhënë dhe Nazmi Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili ka dyshuar gjithnjë se Durim Bami ka marë pjesë në vrasjen e dhe zhdukjen e Stafukës.

Dy emra të tjerë që kanë kontribuar në goditjen e Durim Bamit duke krijuar kushtet për të realizuar vrasjen janë, Blerim Abazi dhe Elvis Ndreca.

Vecc tentativës për vrasjen e Bamit, Ervis Martinaj akuzohet për sigurim i kushteve për të vrarë, Leonard Dukën, Fatmir Hysenin, Elvis Gaccaj, Altin Gegën. Për Gaccaj Martinaj mësohet se ka kontraktuar Gjergj Cukalin.

Sipas dosjes hetimore, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën.

“Ora Neës” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend.

Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë.

6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës.

Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

Continue Reading

Aktualitet

Anila Hoxha rrëfen prapaskenat e intervistës me trafikantin: Dy rastet kur shefat e policisë dhe efektivi i RENEA-s vodhën drogën

50 urdhër-arrestet ndaj personazheve të njohur të botës së krimit të lëshuara nga SPAK në megaoperacionin e fundit duke goditur 7 grupe kriminale, kanë zbardhur ngjarje kriminale të rënda, ku janë përfshirë edhe një ish deputet dhe 4 zyrtarë policorë.

Nisur nga ky operacion i SPAK, gazetarja e kronikës Anila Hoxha përmes një postimi në facebook ka dhënë rrëfyer prapaskenat e një interviste që ajo ka zhvilluar me një personazh të këtij rrjeti vite më parë.

Ai i ka treguar sesi funksiononte shpërndarja e drogës me përfshirjen e policisë, madje përmend dhe një rast kur droga vidhet dhe raportohet e bllokuar një sasi shumë e vogël.

“Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikante, ish deputete , dhe shefa policie , kthej kokën pas tek raportimet e mia. Jo shume larg në kohë në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast së nisnin hetimet për ta identifikuar pra për të mos e vrare kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi.

Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës mes te tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”. Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”, shkruan ajo.

Gazetarja sjell në vëmendje dhe një tjetër rast ku i përfshirë sipas saj ka qenë një oficer i RENEA-s. Teksa shpreh shqetësimin se policia mbante sekrete për gazetarët e  informonte anëtarët e krimit, gazetarja thotë se ka shumë të tjerë që nuk duhet të mbajnë uniformën e shtetit.

“Më vonë kokaine u vodh dhe në periferi te Tiranës. U tha se nder te dyshuarit ishte edhe një oficer i RENEA-s. Disa e ekspozuan si biznesmen. Gjate 2018 – 2019 – 2020 …Policia e prokuroria?  Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion në kohë rekord krimineleve, për targat, ke shoqërojnë, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “do ta dërgojme ne fluturim”, e te tjera.

Ka shume te tjerë, qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit.  Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznemenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet”, shkruan më tej gazetarja Hoxha.

Nga 50 urdhër-arreste, janë arrestuar 20 persona, nga të cilët 14 në Shqipëri dhe 6 në vende të ndryshme të Europës. 30 të tjerë janë në kërkim. Në 50 banesat e bosëve të krimit janë gjetur miliona euro, flori, armë etj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING