Connect with us

Politike

Plas mes demokratëve/ Açka: Po ikin palaçot, Korreshi: Si nuk të vjen turp

Mbledhja e Kryesisë së PD-së ditën e djeshme u shoqërua me debate të shumta dhe përplasje mendimesh.

Në debatin përsa i përket çështjes për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së  janë përfshirë deputetët Saimir Koreshi, Bledion Ballbati, Lefter Gështenja dhe kolegia e tyre Flutura Açka.

Sapo ata kanë nisur që të ikin nga mbledhja, ka ndërhyrë Açka.

Flutura Açka: Ja u çuan dhe ikën këta palaçot.

Korreshi: Po si flet kështu, si nuk të vjen turp ty moj?!

Çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë

Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje e cila zgjati 10 orë dhe doli me vendimin për apjen e garës për kreun e ri të partisë. Me 17 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime, Kryesia vendosi që gara për kreun e ri të demokratëve të mbahet më 29 korrik.

Ky vendim, ka sjellë tensione në mbledhje, pasi deputetët, që njëherazi janë edhe anëtarë të Kryesisë, nuk kanë pranuar që zgjedhjet të mbahen tani. Me këtë situatë, vihet re një tjetër përçarje mes Partisë Demokratike, që pasoi edhe me dorëheqjen e Jorida Tabakut nga posti i nënkryetares. Në një deklaratë për mediat, Tabaku e cilësoi këtë vendim si nëj hap që e zvogëlon më shumë partinë.

“U tërhoqa nga vendi i nënkryetares së PD. unë gjykoj që PD do ecë para, do bëhet alternativë kur secili nga ne të anashkalojë egot personale dhe të mendojë për të mirën e përbashkët”, tha Tabaku. 

Deputetët braktisën mbledhjen pasi kërkuan që fillimisht të mbahen zgjedhjet në bazë, e më pas të caktohet kryetari i ri. Orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta. Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi ishin deputetë që braktisën të parët mbledhjen e Kryesisë, rreth orës 01:00 të mesnatës.

Gjatë largimit nga mbledhja, deputetët janë sharë dhe ofenduar nga militantët që ishin mbledhur para selisë blu. Nga ana tjetër, anëtarët e tjerë të Kryesisë u kërkuan deputetëve llogari se përse nuk kanë qenë aktivë në fushatën për zgjedhjet e 14 majit, sidomos në atë të Tiranës.

Pas hapjes së garës, pritet me interes vendimi i Lulzim Bashës nëse do të kandidojë sërish për drejtimin e Partisë Demokratike, duke pasur parasysh që tashmë ai është kthyer në politikën aktive dhe largimin e tij e arsyeton si veprim që të tërhiqej Berisha. Kryesia ka lënë afat që deri më 20 qershor të dorëzohen kandidaturat për kreun e PD-së, ndërsa kandidatët do të kenë rreth 1 muaj afat për të bërë fushatë zgjedhore. Konkretisht nga data 24 qershor deri më 27 korrik dhe më pas mbahen zgjedhjet.

Deri më 15 korrik, çdo degë e Partisë Demokratike, duhet të evidentojë anëtarët me të drejtë vote. Më pas, për të miratuar këto zgjedhje, brenda muajit shtator duhet të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Çfarë kërkojnë deputetët e PD
Grupi i PD parashtroi platformën me 5 pika ku përfshihen dhe hapat që sipas tyre do të sjellin procesin e riorganizimit brenda PD. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Si u votua

Pro:

  • Enkelejd ​Alibeaj
  • Flutura​ Açka
  • Jemin ​Gjana
  • Taulant Zeneli
  • Endri​​ Hasa
  • Indrit​ Sefa
  • Kreshnik​ Çollaku
  • Roland ​Bejko
  • Gentian​ Gaba
  • Agron ​Kapllanaj
  • Arbi​​ Agalliu
  • Fitim ​​Zekthi
  • gazmend​ koduzi
  • Merita ​Bakiu
  • Orjola ​Pampuri
  • Taulanda ​Jupi
  • Xhemal ​Gjunkshi
  • Kundër: Jonila Godole dhe Flamur Hoxha
  • Abstenim: Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj
Advertisement