Connect with us

Politike

Plas sherri LIVE në studio / Lapaj: Opozitë e pamoralshme, Gjata: Mos më bërtit mua…

Në emisionin Open të moderatores Eni Vasili, u zhvillua një debat me tone të larta mes koordinatorit të lëvizjes politike “Shqipëria bëhet” Adriatik Lapaj dhe anëtarit të Kryesisë së PD-së Çlirim Gjata.

Lapaj me tone të larta tha se opozita bashkoi votat me Ramën për amnistimin e të korruptuarve, duke shtuar se edhe ajo (opozita) është palë me shumë gjëra që bëhen nga Edi Rama.

Adriatik Lapaj: Pse e kërkon opozita këtë amnisti. Si mundet opozita e një vendi që ka kauzë të saj luftën ndaj korrupsionit shkon e amniston të korruptuarit. Po bërtas se po na shkatërrohet jeta. Opozita u tregua pa moral.

Çlirim Gjata: Mos bërtit.

Adriatik Lapaj: Pa merak. E kemi në racë ne që jemi elegant.

Çlirim Gjata: Po bën propagandë.

Adriatik Lapaj: Vazhdoni me Edi Ramën bëni Kodin Zgjedhor. Vijoni që mos votojnë emigrantët, bëni votat bashkë për të amnistuar korrupsionin dhe thua mos bërtit.
Gjata: Bëje ti Shqipërinë, përmbyse Ramën.
Advertisement