Connect with us

Politike

Plas sherri mes grupit Berisha-Bardhi – Albana Vokshi i kërkon “llogari” Bardhit

Mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit të Opozitës është shoqëruar me debate mes demokratëve. Kështu në diskutimet që janë siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, deputetja Albana Vokshi ka zhvilluar një debat me kryetarin e Grupit, Gazment Bardhi.

Vokshi i ka kërkuar llogari Bardhit se përsë Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, të takimin e Komitetit të Stabilizimn Ascoimit.

Sipas saj në Rezolutë duhet të ishte përfshirë edhe çështja e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit.

Albana Vokshi: Përse Rithemelimi nuk ka përfaqësi në Bruksel, (I referohet takimit në Komitetin e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri), në mënyrë që në rezolutë të propozohej, që lideri i opozitës është i burgosur. Gjatë diskutimit atje duhet të ishte mbrojtur kjo temë, pasi atje ne kemi përfaqësues. Pse nuk e keni propozuar juve që në rezolutë të jetë edhe kjo pikë?

Gazment Bardhi: Juve keni Inën, dhe Ina nuk erdhi për arsyet e veta objektive. Nuk kemi ne ekskluzivitetin të propozojmë të tilla amendamente. Dhe e treta, ne s’mund të propozojmë amendamente për individë të veçantë. Atje flitet për çështje, kemi ngritur dhe përfshirë të gjitha çështjet që janë shqetësime të opozitës, përfshirë drejtësinë, dhe gjykoj se delegacioni ka arritur një sukses me bindjen që u kemi bërë eurdeputetëve për të mbështetur amendamentet tona.

Xhelal Mziu: Ne duhet të kërkojmë me çdo kusht që të votoj diaspora, që janë maxhorancë në raport me votuesit vendas, ashtu siç bëjnë dhe në vendet perëndimore. Të rikthehen me patjetër Koalicionet Zgjedhore, sepse po humb identiteti i pluralizmit politik. Sa i përket Situatës në PD.

Bashkimi i Grupit Parlamentar në korrik 2023 ndikoj maksimalisht në rritjen e aksionit opozitar dhe fokusimin e dialogut Opozitë-Pozitë, pas dy vitesh. Beteja për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhor për të përfituar një reformë bashkohore, dhe komisioneve hetimore ishte një betejë reale që e sensibilizojë opinionin vendas dhe faktorin ndërkombëtar, për shkeljen e Kushtetutës nga maxhoranca. Beteja duhet të vazhdojë por nuk mjafton, duhet kombinim strategjie. Ka 7 muaj që nuk po ndodh një bashkim energjie i grupit dhe një përfaqësim i saj, por kemi ngel në kuadrin e fjalëve, duhet që të ndodhë sepse jemi në Pragë zgjedhjesh, koha nuk pret. PD sot më shumë se kur ka nevojë për Bashkim dhe përsëri nuk mjafton, ka nevoj dhe për përthithje të eksponentëve publik në Shqipëri, ka nevojë për një përfaqësim të Diasporës në Strukturë dhe në Parlament, duhet ta bëjmë deri në një Kuvend përbashkues, shprese, triumfues ndaj Rilindjes.

Terreni është braktisur, ndaj duhet që ky përfaqësim sa më sipër, të angazhohet në grupe punë për riformatimin e strukturës, rekrutimin dhe përthithjen e elitave të ndryshme që të krijojmë Shpresë dhe Fitore për 2025. Nëse vazhdojmë me këtë ritmin e muajve të fundit që mjaftohemi vetëm me prishjen e seancave dhe komisioneve dhe jo një organizim e betejë zgjedhore dhe gjithëpërfshirëse, atëherë unë nuk do të vijë më në mbledhje që nuk bëjnë një strategji për ta bërë PD triumfuese dhe fituese dhe jo thjeshtë një PD mbijetuese si sot.

Dhurata Çupi: Ne duhet te kemi qendrim te qarte per amnistine penale. Dhe duhet ta vendosim sot kete. Na marrin nga zonat dhe jane te interesuar per kete. Protesfuesit tone qe  enden neper gjykata duhet ti mbrojme pa asnje kompleks. Une do zbatoj vendimin e grupit gjithsesi por duhet te jemi te qarte dhe pa komplekese.

Advertisement