Connect with us

Pinknews

Plas SHERRI/ Nuk paska limit, më dërgon mesazhe plot agresivitet dhe frustrim

Zhaklin Lekatarit nuk po i del e keqja me reagimin e Nita Latifit për statusin që bëri kur ishte në Serbi. Këngëtarja ka zbuluar se gazetarja i ka dërguar mesazhe zanore të njëpasnjëshme, që përcillnin agresivitet.

“Znj.Lajkatari nuk paska limit! Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që m’i ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtu prej turpit që e ka mbuluar.
 Gjithsesi un nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngaqë besoj mesazhin e ka marrë nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka nxjerrë veten dhe urrejtjen që ka marrë, kshtu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin. Është injorancë e nivelit milionsh me krahasu viktimën e përdhunimit të luftës me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjana ti ki zgjedhje, ajo s’ka pasur…eh ajo ndoshta nuk ka me ta falë”, shkruan Nita.
Kujtojmë se përplasja mes tyre nisi pasi Nita e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës, e cila shkoi në Beograd dhe u shpreh se është “shumë e sigurt në vend ku s’ka shqipe”.
Advertisement